Lampard del kundër Agnelli-t, refuzon ndryshimin

18 Tetor 2019
17:59
Denis Hakanaj
back button

Vazhdon të krijojë debate projekti në lidhje me një super Champions League, që do të hidhte poshtë formatin aktual të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Mbështetësi më i madh i idesë së re është presidenti i Juventus-it, Adrea Agnelli, i cili nuk po gjen një mbështetje të madhe. Njëri prej atyre që janë kundër projektit është edhe trajneri i Chelsea-t, Frank Lampard.

“Skuadrat që marrin pjesë në Champions League e meritojnë të jenë aty, duke parë se kanë mundur skuadra të tjera të kampionatit të tyre”, ka thënë Lampard për “The Sun”.

“E kanë fituar të drejtën për të luajtur kundër formacioneve më të mira, kjo është e bukura e këtij kompeticioni. Besoj se formati aktual është ai i duhuri, një ndryshim i mundshëm duhet diskutuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit