Lampard do një Chelsea të frikshëm, bllokadë për yllin e Anglisë

6 Qershor 2020
18:01
Eraldo Harlicaj

Chelsea po mendon të kthehet në një ekip të frikshëm për sezonin e ardhshëm, pasi trajneri Frank Lampard ka arritur të rrëmbejë Hakim Ziyech dhe me shumë mundësi do të ketë dhe Timo Werner në Londër sezonin e ardhshëm.

Emri që kërkohej me ngulm nga drejtuesit e klubit ishte mbrojtësi i majtë, Ben Chilwell. Ky i fundit dëshiron t’u bashkohet bluve të Londrës, por Leicester nuk do që të heqë dorë nga futbollisti i tyre lider.

“Dhelprat” nga krahu tjetër nuk janë shumë të shqetësuara, pasi me kualifikimin në Champions League ata mund të mbajnë mbrojtësin e krahut të majtë. Ish-kampionët e Anglisë duan të mbajnë Chilwellin me patjetër në ekip.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit