Lampard do të prezantohet sot si trajner i Chelsea, ja detajet

4 Korrik 2019
9:15
Alfred Lleshi
back button

Frank Lampard do të zyrtarizohet si trajner i Chelsea këtë të enjte, sipas “The Guardian”. Kjo media britanike shkruan se Lampard ishte në “Stamford Bridge” të mërkurën, duke përmbyllur detajet e marrëveshjes. Një rikthim emocional i tij te Chelsea, ku ka bërë histori si futbollist. 

Ish-mesfushori i Anglisë u fotografua dje duke mbërritur në stadiumin ku kaloi 13 vite të shkëlqyera si lojtar, përpara se të nënshkruajë marrëveshjen 3-vjeçare, me vlerë rreth 4 milionë stërlina në sezon, dhe të bëhet zyrtarisht trajner i bluve të Londrës. 

Derby County, skuadra e vetme që ka drejtuar Lampard si trajner, ka marrë më shumë se 4 milionë stërlina kompensim, për ta lënë të lirë ish-kapitenin blu. Në jug-perëndim të Londrës, Lampard do të ndiqet nga ndihmësit e tij, Jody Morris dhe Chris Jones.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit