Lampard e bind: Rebeli i Chelsea vendos të qëndrojë!

6 Korrik 2019
10:13
back button

Frank Lampard e ka mbyllur me sukses punën e tij të parë tek Chelsea: Callum Hudson-Odoi është bindur për të qëndruar dhe do të rinovojë kontratën me “blutë” e Londrës.

Talenti anglez ishte në qendër të zërave për t’u larguar këtë merkato vere, për shkak të mos aktivizimit të tij nga ish-trajneri Mauricio Sarri dhe Bayern Munich ishte gati për ta marrë.

Gjithsesi rikthimi i Lampard si trajner tek Chelsea ka bërë që 18-vjeçari të ndryshojë mendje. Legjenda e klubit e bëri të qartë që në prezantimin e tij, ku tha se do iu japë shans të gjithë lojtarëve të rinj të provojnë veten tek skuadra e tij e ardhme.

Fill pas kësaj ka patur një takim me Hudson-Odoi, të cilin e ka vënë në dijeni se do të jetë pjesë e formacionit tek Chelsea i këtij sezoni. Kjo ka bindur lojtarin dhe rinovimi i tij me klubin tashmë është drejt finalizimit.

Sulmuesi vijon të rikuperohet nga dëmtimi i rëndë që mori sezonin e kaluar dhe pritet të jetë gati pas startit të sezonit të ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit