Lampard e nis me magji, “rikthen në jetë” të harruarin e Chelseas

7 Korrik 2019
9:58
Eraldo Harlicaj
back button

Frank Lampard mund ta nisë punën e tij te Chelsea duke rikthyer në shina Danny Drinkwater. Ish-lojtari i Leicesterit nuk ka bërë mirë në "Stamford Bridge" dhe është një nga blerjet e dështuara të londinezëve. 

Ai u afrua për 38 milionë euro në Londër, ndërsa ka luajtur vetëm 522 minuta në 18 muaj të kaluara te Chelsea. Rroga e tij javore shkon në 111.400 euro. Chelsea ka paguar 95.256 euro për çdo minutë që Drinkwater ka qenë në fushën e blertë. 

Largimi i Sarrit dhe afrimi i Lampard mund të sjellë një ndryshim pozitiv në karrierën e lojtarit, pasi mund të llogaritet në skemat e anglezëve. 29-vjeçari ndoshta ka shansin e fundit për të futur në shina të ardhmen e tij.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit