Lampard: Gati pas pushimit, por ai s’është ende gati

13 Shtator 2019
20:54
Telesport
back button

Chelsea do të luajë ndaj Wolverhampton të shtunën në kampionat, një ndeshje e vështirë për “blues” e trajnerit Frank Lampard. “Pushimi 2-javor që patëm erdhi në momentin e duhur, pasi patëm mundësi të punojmë shumë”, tha Lampard.

Kemi një ndeshje të vështirë ndaj Wolves, një skuadër me lojtarë të vështirë dhe të rrezikshëm. Duhet të jemi gati për këtë ndeshje, ndaj kemi punuar shumë për të qenë gati”, tha Lampard.

Trajneri bën me dije edhe gjendjen e lojtarëve: “Rudiger është gati dhe do të grumbullohet. Po ashtu, Kovacic dhe Pedro janë gati për të luajtur. Do të mungojë Kante, që ka ende probleme në kavilje dhe nuk do të rikuperojë për këtë ndeshje”, tha Lampard.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit