Lampard i dashuruar me adoleshentët, synon 17-vjeçarin e kombëtares

29 Shtator 2019
11:31
Gentian Spiri

Trajneri Frank Lampard nuk u ndahet talenteve, disa prej të cilëve këtë sezon i ka aktivizuar titullarë në çdo ndeshje të Chelsea. Megjithatë, ikona e “blues” ka vendosur të sjellë në “Stamford Bridge” një tjetër adoleshent.

Bëhet fjalë për Joe Gelhart, sulmuesin 17-vjeçar, që luan në Championship me ekipin e Wigan. Lajmin e konfirmon e përditshmja britanike “The Express”.

Gjithsesi, për Lampard dhe Chelsea nuk ka për të qenë e lehtë të marrë talentin e kombëtares U-18 angleze, pasi konkurrenca për Gelhart është e madhe.

Këtë sezon, 17-vjeçari ende nuk ka luajtur si titullar me Wigan. Gjithsesi, në ndeshjen e fundit ai u aktivizua nga stoli dhe shënoi golin e barazimit 2-2 në ndeshjen që Wigan luajti ndaj Hull City.

Joe Gelhart me Wigan

Lajme të tjera

Lajmet e fundit