Lampard: I lumtur që e kam në ekip, i besoj 100% atij

15 Shtator 2020
8:42
Telesport
back button

Portieri i Chelsea, Kepa, ishte protagonist në golin që pësoi në ndeshjen hapëse të Premier League, fituar 3-1 nga skuadra e tij. Shumë specialistë mendojnë se ai nuk është më portieri i mëparshëm dhe se do të humbasë shumë shpejt postin e titullarit.

Por nuk ka këtë mendim trajneri Frank Lampard, që për “Sky Sports” tha: “Unë jam shumë i kënaqur me Kepa. Shoh se ka më shumë konfidencë me skuadrën se më parë. Ai është këtu, te Chelsea, është portieri ynë dhe jam i lumtur”.

Nëse do të ketë rivalitet për postin e portierit titullar nuk ka problem për mua. Rivaliteti është pjesë e natyrës së Chelsea. Në radhë të parë rëndësi ka skuadra, por unë i besoj Kepa”, u shpreh trajneri Frank Lampard.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit