Lampard: “Krenar për çmimin. Rudiger? Do ta mësojmë pas 3 javësh”

8 Nëntor 2019
21:18

Trajneri i Chelseat, Frank Lamparad, në prag të sfidës së të shtunës ndaj Crystal Palace ka bërë analizën në kampin e “Bluve të Londrës”, duke folur për barazimin e bujshëm 4-4 ndaj Ajax në Champions League, por për tu ndalur edhe te dëmtimet, me atë të Rudiger si më seriozin.

“Jam krenar që fitova çmimin si trajneri më i mirë në Premier League për muajin tetor. Përfitoj nga rasti për të falenderuar stafin tim, futbollistët dhe të gjithë klubin”.

Barazimi 4-4 ndaj Ajax në Champions?

“Nuk pati aspekte shumë negative. Mbase kemi lejuar dhe pësuar gola që nuk duhej. Në çdo rast, le të pranojmë këtë barazim. Tifozët tanë ishin fantastikë, gjithmonë përkrah nesh”.

Të dëmtuar?

“Barkley ka një problem fizik dhe të qëndrojë jashtë, ndërsa Mason do të grumbullohet. Do të vlerësojmë për aktivizimin ose jo të tij në 24 orët e mbetura në dispozicion”.

Problemi i Rudiger?

“Rudiger iu nënshtrua një operacioni. Tashmë është i ndalur në infermeri për 3-4 javë, më pas të vlerësojmë cila është gjendja e tij. Shpresoj që në 3 javë të mësojmë diçka më shumë”.

Crystal Palace?
“Duhet të respektojmë çdo kundërshtar dhe çdo ndeshje. Ndonëse skuadra jonë ka përmirësuar situatën në klasifikim, të shtunën nuk do të jetë aspak e lehtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit