Lampard kujton momentin e hidhur: Nuk kam qenë kurrë në një situatë të tillë…

3 Dhjetor 2021
15:40
Denis Hakanaj
back button

Frank Lampard është kthyer të flasë për shkarkimin e tij nga Chelsea në emisionin e Gary Neville, The Overlap.

“Kishim mundur Luton në Kupën e Anglisë dhe ditën pasuese kam marrë një mesazh nga presidenti i klubit, Bruce Buck, që më ka thënë të shtyja seancën stërvitore dhe ta takoja në sallën e mbledhjeve”, ka kujtuar ish-mesfushori.

“Kur kam shkuar të takoj Bruce dhe Marina (Granovskaia) e dija se çfarë do të ndodhte dhe e di se nuk mund të bësh asgjë. Nuk kam qenë kurrë në një situatë të tillë dhe ishte pak surreale për mua.

“Megjithatë, kur pranon ta bësh këtë punë e kupton se ajo telefonatë mund të vijë dhe te Chelsea do të vijë nëse nuk fiton tituj vazhdimisht dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit