Lampard duartroket krijesën e tij: Ky është një ekip “Made in Chelsea”

14 Shtator 2019
18:37
Telesport
back button

Duket se më në fund koha poi  jep të drejtë trajnerit Frank Lampard. 3 gola të Abraham, një të Tomori dhe një nga Mount i dhanë fitoren 5-2 skuadrës së Chelsea që mundi Walverhampton jashtë fushe. “Jam shumë i lumtur, pasi mendoj se bëmë një ndeshje shumë të mirë”, tha trajneri i “blues”, Frank Lampard.

Të gjithë lojtarë të rinj që luajnë dhe shënojnë për skuadrën e Chelsea, që nis edhe të prodhojë lojë në fushë. “I kënaqur, sidomos për golin e Tomori. Ka punuar shumë dhe realizoi një gol të jashtëzakonshëm. Pa lënë mënjanë Abraham dhe Mount. Po u japim shanse të rinjdhe dhe ata po i shfrytëzojnë ato, duke luajtur mirë dhe shënuar”, tha Lampard.

Këta të rinj e meritojnë këtë mbështetje, pasi kanë cilësi. Falënderoj klubin që më dha këtë mundësi, për të drejtuar këta të rinj “made in Chelsea”, që të tregojnë se sa vlejnë. Pa lënë mënjanë edhe veteranët, si Williams, që sot ishte çelësi i fitores”, tha Lampard.

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard

Lajme të tjera

Lajmet e fundit