Lampard nuk dorëzohet: “Ne ishim më të mirë se ata…”

22 Shtator 2019
21:07
back button

I mundur me rezultatin 1-2 nga Liverpool, trajneri i Chelsea, Frank Lampard nuk pranon dështimin e bluve. Përkundrazi, tekniku i londinezëve deklaron se ekipi i tij ishte më i miri në fushë dhe se meritonte fitoren, duke vlerësuar maksimalisht performancën e të tijve.

“Ne ishim skuadra më e mirë, nëse do të vlerësojmë për nga performance. Ne kishim më shumë energji në lojën tonë, karakter dhe shpirt. Kjo është arsyeja pse publiku duartrokiti deri në fund. Le të ruajmë këto cilësi edhe më tej”.

“Goli i anulluar i Mount? Më pëlqen të mendoj që të marim edhe ne na dy në favorin tonë. Gjithsesi mund të shihni që Mason është në pozicion jashtë loje. Duhet pranuar”. 

“Është e trishtë për festimin dhe për momentin, por nëse po synojmë vendimin e drejtë, atëherë ky është. Ndryshon atmosferën në publik dhe në fushë. Ne pësojmë zhgënjim, ndërsa kundërshtari motivim. Në atë moment meritonim të ishim barabartë”.

“Njerëzit thonë se dënimi në merkato është një gjë e keqe, padyshim që është për Chelsean në aspektin afatshkurtër. Por, nëse mendon me vizion afatgjatë, atëherë me zbulimin dhe konfirmimin e Tomori, Mount, Abraham, atëherë besoj se shndërrohet në një pikë pozitive për ne”, deklaroi Lampard në përfundim të ndeshjes së humbur në shtëpi ndaj Liverpool.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit