Lampard, prapaskena e shkarkimit: lamtumirë në 30 minuta dhe nuk u lejua të përshëndetej me skuadrën

26 Janar 2021
15:43
Denis Hakanaj
back button

Frank Lampard nuk është më trajneri i Chelsea-t.

Pas vendimit të klubit londinez, kanë filluar të dalin detaje të rëndësishme në lidhje me mënyrën sesi ka ndodhur shkarkimi.

Sipas Sky Sport UK, lamtumira mes Chelsea-t dhe Lampard-it duket se është konsumuar në një takim që ka zgjatur 30 minuta në Stamford Bridge.

Gjithashtu, trajneri nuk i është lejuar të përshëndetet me skuadrën.

Sipas Daily Mail, lojtarët janë befasuar nga vendimi i drejtuesve për shkarkimin e Lampard.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit