Lampard qetëson tifozët: Nuk më duhet askush!

17 Korrik 2019
11:32
back button

Chelsea ka humbur këtë verë një futbollist të jashtëzakonshëm si Eden Hazard dhe pret ende përgjigjen e apelit kundër bllokimit të merkatos nga FIFA për blerje lojtarësh minorenë, por trajneri Frank Lampard nuk shqetësohet fare.

41-vjeçari, i cili firmosi kontratë 3-vjeçare me Blutë këtë verë, me 4 milionë sterlina në sezon, është i bindur se situata aktuale mund të jetë një ndihmë e madhe për klubin në periudhën afatgjatë.

"Të gjithë e dinë që unë jam shumë i vëmendshëm ndaj të rinjve të akademisë dhe në këtë moment kemi një grup të mirë lojtarësh të rinj që po mundohen të zënë vend në ekipin e parë. Megjithatë, të jetë e qartë për të gjithë, të rinjtë duhet të bëjnë diferencën tashmë.

"Është një shans i artë që u jepet dhe tani duhet të luajnë mirë, për të treguar se e meritojnë të jenë pjesë e ekipit të parë.

"Nuk më intereson mosha, por vetëm paraqitja në stërvitje dhe në ndeshje. 

"Merkato? Skuadra që kam trashëguar nga Sarri është shumë e mirë. Kanë ardhur edhe Christian Pulisic e Tiemoue Bakayoko, ndaj nuk kam nevojë për lojtarë të tjerë. Jam shumë i lumtur me skuadrën aktuale dhe jam i bindur se mund të jemi të suksesshëm".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit