Lampard shfrytëzon momentin, gati sulmi final për yllin e Anglisë

26 Maj 2020
22:12
Eraldo Harlicaj
back button

Chelsea po mendon që të shfrytëzojë momentin që të nisë sulmin final për Jadon Sancho. Sulmuesi i Borussia Dortmund pritet që të largohet nga ekipi gjerman, pasi dhe situatat e fundit nuk kanë qenë aspak të mira.

Anglezi nuk po luan si titullar, pasi në 3 ndeshjet e para që pas rikthimit nga pandemia COVID-19 nuk po luan nga minuta e parë. Anglezi ishte në stol dhe në ndeshjen e sotme që ekipi i Dortmundit humbi ndaj Bayernit.

Frank Lampard po mundohet që të shfrytëzojë këtë moment dhe të nisë sulmin final për futbollistin e Anglisë. Jadon Sancho e do largimin nga skuadra e Dortmundit, pasi tani nuk po gjen më qetësi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit