Lampard synon rikthimin e bujshëm të mbrojtësit te Chelsea

14 Janar 2020
13:26
Gentian Spiri

Skuadra e Chelsea synon të rikthejë në Stamford Bridge mbrojtësin holandez Nathan Ake. 24-vjeçari aktualisht luan në Premier League me ekipin e Bournemouth, por në të shkuarën ka qenë pjesë e “bluve” të Londrës, ku është aktivizuar pak dhe pa lënë shumë gjurmë.

Trajneri Frank Lampard, duke parë problemet në mbrojtje, kërkon të sjellë në ekip një lojtar të mirë dhe Ake është kandidati kryesor. Edhe pse Chelsea e shiti lojtarin një vit më parë, kanë të drejtën e riblerjes së Ake, kostoja e të cilit është rreth 30 milionë euro.

Sipas të prëditshmes britanike “The Sun”, mbrojtësi Ake është gati të rikthehet te Chelsea, ku pritet të zërë vendin e Andreas Christensen. Për Ake është interesuar edhe Manchester City, por “blutë” janë favoritë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit