Chelsea zhgënjeu sërish në kampionat, duke u mundur 4-1 nga Manchester United në “Old Trafford”. Trajneri Frank Lampard ka mbetur i zhgënjyer nga loja e skuadrës së tij, duke evidentuar edhe problemin kryesor që ka ky ekip.
“Në pjesën e parë ishim skuadra më e mirë në fushë, por numri i paktë i golave të realizuara tregon se nuk ishim shumë të aftë para porte. Ky ka qenë edhe problemi ynë kryesor i këtij sezoni”, u shpreh Frank Lampard.
“Jam i zhgënjyer, pasi duhet të jemi më mirë para porte, ndërkohë që kemi mjaft lojtarë cilësorë. Jemi në fund të një sezoni të gjatë, ndaj duhet që ky grup të stërvitet mirë për të fituar sërish besimin te vetja”, tha Lampard.
“I kuptoj vështirësitë për një trajner, pasi Chelsea është një klub i madh, ku edhe kam luajtur. Duhet të kuptojmë se përse jemi në këtë situatë kaq të ndërlikuar. Ju garantoj që kjo nuk vjen nga impenjimi i paktë”, tha Frank Lampard.