Lampard ultimatum klubit, do të rinovojë me veteranin!

25 Nëntor 2020
15:36
Eraldo Harlicaj
back button

Chelsea po vazhdon bisedimet me mbrojtësin Thiago Silva për të zgjatur marrëveshjen e rinovimit. Ekipi i bluve të Londrës është i kënaqur me rendimentin e 36-vjeçarit.

Trajneri Frank Lampard u ka kërkuar drejtuesve që të zgjasin kontratën me brazilianin. Silva nga krahu tjetër do e pranonte me dëshirë një kontratë deri në vitin 2022, pasi do të luajë dhe në botërorin e Katarit me Brazilin.

Veterani e nisi me vështirësi, por tani duket krejtësisht i përshtatur me futbollin anglez. Ai po bën mjaft mirë në Premier League dhe mbetet një nga mbrojtësit më të mirë, pavarësisht viteve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit