Lamtumira e fundit për Maradonën, varroset pranë babait dhe nënës së tij (detajet)

27 Nëntor 2020
9:42
Alfred Lleshi
back button

Lamtumira e fundit për Diego Armando Maradonën përfundoi me varrimin e legjendës së futbollit. Argjentina në zi kombëtare, e gjithë bota ishte me sy dhe zemër në Buenos Aires. Një turmë e pafund njerëzish jashtë “Casa Rosada”, ku ishte vendosur arkivoli i Maradonës për homazhe. Arkivoli ishte i mbuluar me fanellat që Diego kishte veshur gjatë gjithë karrierës së tij. “Shtëpia e varrimit”, megjithatë, u mbyll herët për shkak të trazirave jashtë “Casa Rosada”. Trazirat, siç raportohet nga media argjentinase, kishin shpërthyer sepse njerëzit donin më shumë kohë për homazhe te trupi i pajetë i Diegos.

Pas “vigjiljes”, arkivoli u transportua në varrezat “Bella Vista”, ku ndodheshin mijëra njerëz, të mbajtur në distancë nga një kordon policësh. Këtu u mbajt ceremonia private, në një kopsht të varrezave, ku morën pjesë familjarë dhe miq të ngushtë. Ishte edhe Guillermo Coppola, një mik dhe ish-agjent historik. Disa pamje u morën me dronë, nga maja e varrezave. Imazhe tronditëse. Për ceremoninë, familja kishte një belveder të vendosur vetëm për arsye të privatësisë, por në mënyrë të pashmangshme kishte shumë njerëz në botë, që do të donin të merrnin pjesë në këtë funeral.

Diego Armando Maradona u varros pas pas ceremonisë në varrin familjar, pranë babait dhe nënës së tij, dy figura që i munguan si ajri gjatë jetës së tij. Dhe tani, “Pibe de Oro” do të jetë në gjendje t’i përqafojë ata përsëri. Natën, pastaj, ngadalë, mijëra njerëz që ishin grumbulluar jashtë varrezave, u larguan. Tani është koha e pushimit për Diegon, koha e përkujtimit solemn për të nga të gjithë ne.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit