Lamtumira e fundit pilotit francez Anthoine Hubert në katedralen e Notre Dame

10 Shtator 2019
17:44
Telesport
back button

Është zhvilluar sot pasdite në Paris ceremonia mortore e pilotit 22-vjeçar francez Anthoine Hubert. Ai u nda nga jeta 10 ditë më parë (31 gusht), gjatë garës së Formula 2 të zhvilluar në pistën belge të SPA.

Funerali është kryer në katedralen e Notre Dame. Të shumtë personalitetet që kanë marrë pjesë në këtë funeral. Të pranishëm presidenti i FIA-s, Jean Todt, 4 herë kampioni i botës në Formula 1, Alain Prost, piloti i Ferrarit, Charles Leclerc dhe francezi i Toro Rosso, Pierre Gasly.

Para katedrales ishte vendosur një monitor i madh, ku transmetohej ceremonia mortore. 

Ndërkohë, vijon të jetë e rëndë gjendja shëndedtësore e pilotit 22-vjeçar amerikan Juan Manuel Correa, i përfshirë në aksidentin që i mori jetën Hubert. Ai është ende në spital në gjendje kome pas komplikacioneve në mushkëri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit