Lamtumira e paralajmëruar, ylli i Man.City zbulon motivin

14 Shtator 2019
22:38
back button

Në fund të këtij sezoni, David Silva do të largohet nga Manchester City. Një vendim ky i ditur prej kohësh, për të cilin fantazisti spanjoll është rikthyer të flasë sërish këtë të shtunë, në të njëjtën ditë kur “Qytetarët” u mposhtën nga Norwich me rezultatin 3-2.

 “Natyrisht që është një zgjedhje e vështirë, ndodhem këtu prej shumë kohësh. Por, të gjitha gjërat e bukura përfundojnë. Doja që të ndodhte kështu, në nivle të larta. Skuadra ka ndryshuar shumë, është përmirësuar gjithmonë në këto vite. Për këtë arsye është e vështirë të qëndrosh këtu për shumë gjatë. Jam i lumtur për aq sa kam bërë deri tani”, deklaroi David Silva.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit