Lamtumira e Torres shkatërrohet në 22 minuta, Iniesta gol dhe spektakël me topin (VIDEO)

23 Gusht 2019
13:06
back button

Ndeshja e lamtumirës po shkon në mënyrën më tragjikë të mundshme për Fernando Torres.

Sagan Tosu dhe ai po munden 3-0 nga Vissel Kobe me Andres Iniesta në fushë. Skuadra mike shënoi me Yamauchi që në minutën 11’, ndërsa në minutën 20’ ishte mesfushori spanjoll që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Menjëherë pas tij shënoi edhe sulmuesi Tanaka, duke e kthyer në festival golash këtë ndeshje. Ishte pikërisht Iniesta që realizoi një kombinim magjik në mesfushë dhe nisi një top të gjatë, që solli edhe golin e tretë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit