Lamtumira e Vidal nga Barcelona! “Luftëtari” kilian shkruan mesazhin e fundit për katalanasit

21 Shtator 2020
16:33
Telesport
back button

Arturo Vidal bëhet gati për Interin dhe në rrjetet sociale përshëndet tashmë ish-klubin, tifozët dhe lojtarët te Barcelona. Përmes profilit të tij në Instagram, kiliani shkruajti disa radhë për katalanasit, ku kaloi dy vite.

“Sot i përshëndes të gjithë në Barcelonë, pasi kam jetuar dy vite të mrekullueshme në këtë klub të madh. Po largohem me krenarinë e veshjes së kësaj fanelle dhe faktit që luajta së bashku me lojtarë të mëdhenj dhe njerëz të shkëlqyer”.

“Dua të falënderoj familjen time, shokët e mi të skuadrës, trajnerët, menaxherët, mjekët, stafin dhe të gjithë tifozët e mrekullueshëm që gjithmonë më kanë treguar dashuri. Sot filloj një fazë të re të jetës sime por gjithmonë do të qëndroni në zemrën time. Shihemi së shpejti dhe gjithmonë Visca el Barca”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit