Lamtumira prekëse e Firmino-s, tifozët i bëjnë një dhuratë speciale (Video)

20 Maj 2023
19:47
Denis Hakanaj
back button

Pas tetë sezonesh dhe 109 golash të realizuar në 360 ndeshje (plus 79 asiste), Roberto Firmino do të largohet nga Liverpool-i.

Sulmuesi brazilian nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon në qershor dhe tifozët kanë zgjedhur ta nderojnë në mënyrë spektakolare.

Pas përfundimit të ndeshjes kundër Aston Villa-s, e barazuar 1-1 nga Të Kuqtë falë golit të brazilianit në minutën e 89-të, tifozët e kanë përshëndetur me një këngë.

Ndërkohë, jashtë stadiumit, pak hapa larg Anfield, është shfaqur një pikturë shumë e bukur në nder të tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit