“Lamtumirë blues”, sulmuesi largohet nga londinezët në fund të sezonit

7 Shtator 2019
18:49
Telesport
back button

Olivier Giroud nuk do të përsëritë më të njëjtin gabim. Sulmuesi francez ka vendosur të largohet nga skuadra e Chelsea në fund të këtij sezoni, duke qenë se ka përfunduar sërish në stol.

Këtë vendim ai e pat marrë edhe sezonin e fundit, por në fund rinovoi. Asokohe në krye të ekipit ishte trajneri Maurizio Sarri. Gjithsesi, edhe pse stafi drejtues ndryshoi situata është po e njëjtë.

Edhe trajneri Frank Lampard nuk e ka marrë në konsideratë sulmuesin 32-vjeçar në sezonin e tij të tretë me Chelsea, duke e lënë në stol. Për këtë arsye, Giroud do të largohet dhe francezi mendon se një aventurë larg Europës është opsioni më i mirë për të.

Sipas RMC Sport, sulmuesi francez, kampion bote një vit më parë, do të shkojë në Amerikë (MLS) edhe pse nuk ka ende një skuadër konkrete për të. Kontrata e Giroud skadon pas një viti, ndaj ai mund të ikë me parametrin zero verën e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit