Lamtumirë Emery, Arsenal do një spanjoll tjetër

10 Nëntor 2019
20:42
Denis Hakanaj
back button

Moment delikat në shtëpinë e Arsenal-it.

Çështja Ozil, ajo e Xhakës dhe rezultatet negative kanë bërë që trajneri Unai Emery të jetë gjithnjë e më afër lamtumirës nga Londra.  

Dhe, sipas El Confidencial, një emër i ri i është shtuar listës së zëvendësuesve të mundshëm. Raul Sanllehi, drejtori sportiv i klubit, duket se ka patur një kontakt me Luis Enrique. 

Itrajneri i Barcelona-s, i cili ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në drejtim të katalanasve, është pa ekip që nga 19 qershori i kaluar, kur vendosi të largohej nga stoli i Spanjës për të qëndruar afër vajzës së tij Xana, e cila ndërroi jetë në moshën 9-vjeçare. 

Luis Enrique konsiderohet si zgjidhja ideale nga Topçinjtë, të cilët besojnë se ai mund ta ndihmojë skuadrën të zhvillojë një lojë të bukur dhe të përmirësojë talentet e skuadrës. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit