Lamtumirë Juventus, Barcelona planifikon shkëmbimin me Guardiola-n

21 Korrik 2021
15:30
Denis Hakanaj
back button

Jo vetëm Manuel Locatelli në merkaton e Juventus-it.

Bardhezinjtë janë të përqendruar te blerja e mesfushorit të Sassuolo-s, por vlerësojnë edhe alternativa të tjera.

Objektivi është të kërkohen mundësitë që mund të paraqiten deri në fundin e gushtit. Megjithatë, një nga këto mundësi duket se është larguar përfundimisht.

Bëhet fjalë për Antoine Griezmann, i cili pritej të përfshihej në një shkëmbim me Paulo Dybala.

Sipas Radio Catalunya, në fakt, presidenti i Barcelona-s duket se ka ndërmend të nisë negociatat me Manchester City-n, skuadër ku luajnë disa lojtarë që mund t’i interesojnë katalanasve.

Në shënjestrën e spanjollëve janë Sterling, Laporte, Bernardo Silva dhe Mahrez. Ideja është të realizohet një shkëmbim me yjet e Guardiola-s.

Megjithatë, radioja katalanase ka specifikuar se City kërkon t’i shesë ëta lojtarë për të grumbulluar shumë e nevojshme për Harry Kane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit