Lamtumirë Kampionati Europian, Barça jep lajmin e hidhur për Ter Stegen

17 Maj 2021
14:39
Alfred Lleshi
back button

Marc- André Ter Stegen do t’i nënshtrohet një procedure terapeutike në gjurin e tij të djathtë të enjten e ardhshme, 20 maj, në Malmö. Kjo është bërë publike nga FC Barcelona përmes një deklarate mjekësore. Ndërhyrja kirurgjikale do të udhëhiqet nga Dr.Håkan Alfredson dhe do të kryhet nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore katalanase.

Le të kujtojmë se portieri gjerman e kishte operuar gjurin e tij të djathtë gushtin e kaluar, ndërsa tani do të duhet t’i kthehet trajtimit të një dëmtimi, nga i cili ai vazhdon të vuajë. Kështu, Ter Stegen mund t’i thotë lamtumirë Kampionatit Europian.

Ai nuk do të jetë në dispozicion të Gjermanisë, ku ka ngrohur stolin, në fakt, si zëvendësues i Manuel Neuer, duel që ka pasur edhe polemika të forta publike. Ruajtja e këtij statusi në kombëtare nuk e bën fort të hidhur mungesën e Ter Stegen në kompeticionin e madh të kësaj vere.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit