Lamtumirë Perisic, Inter gjen zëvendësuesin

4 Dhjetor 2018
21:04
Denis Hakanaj
back button

Për Luciano Spalletti-n mbetet një titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë të sulmit, por tek Inter janë duke e vlerësuar të ardhmen e Ivan Perisic. Botërori duket se ka lënë shenjë tek kroati, i cili, pas fillimit të mirë me 2 gola dhe 2 asiste, është zhdukur plotësisht, duke u vënë re më shumë për deklaratat e tij të lamtumirës, sesa për paraqitjet e tij në fushë. Në shkurt do të mbushë 30 vjeç dhe kjo verë do të jetë mundësia e fundit për ta shitur për një shumë të konsiderueshme.

Perisic ëndërron La Liga-n, por mbi të gjitha, Premier League-n, pa harruar Bayern Munich, të cilët në verë duhet të bëjnë një revolucion pas lamtumirës së Ribery dhe Robben dhe do të kenë në dispozicion  200 milionë euro për merkaton.

Ndërkohë që Perisic vazhdon të mos bindë, Keita Balte ka filluar të përmirësohet shumë, duke qenë se është zhbllokuar dhe nuk dëshiron të ndalet më. Pas një fillimi të dobët, senegalezi ka përfituar nga pauza e kombëtareve për të punuar fort në stërvitje dhe duket se është kthyer në një formë të mirë pasi ka shënuar tre gola në dy ndeshje kundër Frosinone-s dhe Roma-s.

Nisur nga kjo, Interi është duke vlerësuar nëse duhet ta paguajë çmimin  34 milionë eurosh për ta marrë përfundimisht nga Monaco. Tani ai ka mundësinë ta shtyjë Perisic-in drejt largimit dhe të sigurojë një vend te zikaltrit.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit