Laporta humb durimin me Koeman, tre emra “kërcënojnë” holandezin

15 Shtator 2021
18:25
Denis Hakanaj
back button

Barcelona ka pësuar një humbje zhgënjyese në Champions League kundër Bayern Munich dhe në Spanjë kanë filluar të flasin për një largim të mundshëm të trajnerit Koeman nga stoli i katalanasve.

Sipas Sport, Laporta i ka dhënë tri ndeshje kohë Koeman-it për  të shpëtuar vendin e tij. Granada, Cadice dhe Levante mund të jenë shanset e fundit të trajnerit.

“El gol digital” ka shkruar se drejtuesit e Barçës  po mendojnë për Xavi-n si zëvendësues të mundshëm të holandezit. Por ish-mesfushori nuk është i vetëm emër në listë.

Emri i dytë është ai i Andrea Pirlo-s, i cili vlerësohet për filozofinë e tij të lojës. Emri i tretë është ai i Ernesto Valverde-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit