Laporta: Messi nuk udhëhiqet nga paratë, qëndron te Barça. Ja oferta që mora nga Interi për të

13 Janar 2021
12:12
Alfred Lleshi
back button

Joan Laporta kaloi nëpër mikrofonat e “El Larguero” të RVV. Kandidati për president i Barçës dhe favoriti për të zënë karrigen në fjalë mbrojti idenë e tij se zgjedhjet nuk duhet të vonohen. Po kështu, këmbëngul se Messi do të mbetet në Barcelonë, nëse i fiton zgjedhjet:

“Messi nuk udhëhiqet nga paratë, ai dëshiron të fitojë përsëri Champions-in. Jam i sigurt se do ta pëlqejë shumë projektin tim sportiv. Do t’i bëj një propozim, që mund të përmbushë ambiciet e tij. Messi e di këtë. Ai nuk mund të mashtrohet si në sezonet e kaluara. Unë mendoj se kam një avantazh si kandidat në zgjedhje, për shkak të marrëdhënies dhe vlerësimit reciprok. Nëse Messi më thotë “jo”, Barça vazhdon përpara. Por, është diçka që nuk e mendoj. Ai dëshiron të qëndrojë. Nëse jo, ne do të vazhdojmë…”.

Laporta, gjithashtu pranoi se në të kaluarën kishte marrë oferta për yllin argjentinas: “Nga Interi, po. Ishte një shumë për të cilën mbase një president tjetër do të kishte treguar dobësi. Ata folën për klauzolën, unë thashë jo dhe zikaltrit u tërhoqën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit