Laporta “ngrin” Barçën: Tifozët nuk e duan

15 Maj 2019
20:16
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, ka lajmëruar të martën në mbrëmje se do të largohet nga "Colchoneros" në fundin e këtij sezoni. 

Të gjithë kanë folur për një transferim të francezit te Barcelona, duke fantazuar për një super dyshe sulmuese me Leo Messi-n, por ish-presidenti "blaugrana", Joan Laporta, ka frenuar entuziazmin: 

"Besoj se pjesa më e madhe e tifozëve nuk e duan, – ka thënë Sport, – dhe çmimi për të cilin është folur është i ekzagjeruar (120 milionë euro, klauzola për prishjen e kontratës). Sipas mendimit tim, ka lojtarë me perspektivë me një çmim më të mirë, të cilët mund të luajnë në një nivel me Griezmann". 

Duket se zbarkimi i francezit në Katalonjë nuk është edhe aq i sigurt, ose mund të bëhet fjalë për një mendim persona. Të shohim se çfarë do të ndodhë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit