Laporta përgatit 3 goditjet e mëdha me parametra zero! Agjentët po mbyllin detajet e fundit në Barcelonë

17 Maj 2021
18:18
Telesport
back button

Duke ditur se trajneri Koeman do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona – lajm që pret vetëm javën e fundit për t’u konfirmuar – katalanasit vazhdojnë nën rrogozë veprimet në merkaton e verës.

Pasi prenotuan Sergio Aguero, një tjetër sulmues i nivelit të lartë do zbarkojë në Katalunjë.

Memphis Depay ka gjetur akordin me Barcelonës, sipas L’Equipe. Agjentët e sulmuesit në Lyon janë në Barcelonë prej ditësh dhe po finalizojnë detajet e fundit të kontratës së re të holandezit, që mësohet të ketë pranuar pagë të ulët për shkak të vështirësive të Barçës.

“Ditët e fundit vetë lojtari ka kontaktuar me drejtorin Mateu Alemany dhe familjarët e tij po kërkojnë prej ditësh një shtëpi në Barcelonë, çka tregon qartë se 27-vjeçari do vishet blaugrana sezonin e ardhshëm”…

Pra, tre goditjet e para të Laporta pritet të jenë Garcia, Depay dhe Aguero.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit