Laporta quan të skllavëruar Messin dhe Neymar, duhet të kthehen falas te Barça. Pastaj sulmon PSG për ‘rrëmbim’ të Mbappe

26 Maj 2022
9:10
Alfred Lleshi
back button

Laporta i konsideron Messin dhe Neymar ‘të skllavëruar’, se ata duhet të kthehen falas në Barcelonë, nëse duan një ditë. Pastaj, presidenti i Barcelonës sulmoi PSG-në për ‘rrëmbim të Mbappe’. Neymar u shfaq si një nga lojtarët më të mirë në botë gjatë qëndrimit të tij 4-vjeçar te Barca, pasi formoi një trident yjor së bashku me Messin dhe Luis Suarez, por u largua nga klubi katalanas për t’iu bashkuar PSG-së përkundrejt një shifre rekord botëror, 222 milionë euro, më 2017.

Braziliani u ribashkua me Messin në “Parc des Princes” verën e kaluar, pasi argjentinasi u detyrua të largohej nga “Camp Nou” për shkak të pagave të tepërta të klubit. Laporta beson se të dy janë të kufizuar tashmë nga kontratat e tyre përkatëse me kampionët e Ligue 1:

“Kush nuk e do Neymarin? Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. PSG tani mund ta hapë derën për të… Ai ka një kontratë me PSG, i kanë mbetur edhe katër apo pesë vite. Këta lojtarë që kanë nënshkruar për klube si PSG, pothuajse kanë nënshkruar skllavërinë e tyre. E kanë bërë për para.

Edhe Messi? Ai ka shkuar ashtu siç ka shkuar. Të gjithë do të kishim dashur që ta përfundonte karrierën e tij sportive te Barcelona, por për çfarëdo arsyeje nuk ka mundur ta bëjë e mirëkuptoj. Këta lojtarë, kur hyjnë në një dinamikë të tillë, zbulojnë se nuk mund të largohen, sepse operacionet kapin shumë miliona euro.

Të fokusohemi në rastin e Neymar. Nuk e di si do ta bëjnë në Francë, sepse ndoshta kanë sisteme të tjera, që ne nuk i kemi këtu, por anulimi i një kontrate të firmosur paraprakisht kushton shumë para. Është gjithashtu e vërtetë që PSG ka një shtet pas vetes, ka shumë para dhe ndoshta mund të bëjë një paradhënie për ta ndërprerë një kontratë të tillë.

Të gjithë këta lojtarë që duan ë kthehen te Barça një ditë duhet të jenë të lirë. Ne nuk jemi në gjendje të paguajmë shuma për transferimin e këtyre lojtarëve. Por edhe sikur të kishim mundësi, nuk do ta bënim. Do të ishte irracionale.

Nëse janë lojtarë të lirë dhe në merkato, atëherë janë të një cilësie të jashtëzakonshme dhe ne i kemi shijuar tashmë te Barça. Pastaj do të ishte një çështje e trajnerit të mendonte nëse ata mund të përshtaten apo jo në projektin e ri të Barçës. Si lojtarë, më pëlqejnë shumë që të dy.

Rinovimi i Mbappe me PSG-në? Kjo deformon tregun. Lojtarët përfundojnë duke u rrëmbyer për para. Këto janë efektet e një klubi që ka një shtet pas tij. Kjo bie ndesh me të gjitha parimet e Bashkimit Evropian. Sidoqoftë, ne duhet të shqetësohemi për të pasur një ekip konkurrues, gjë që po përpiqemi ta bëjmë. Rezulton se kur ishim më të shqetësuar për veten sesa për rivalët tanë, gjërat shkuan mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit