Laporta “votëbeson” Neymar: Kam gjëra për të thënë, por s’dua ta destabilizoj Barçën

3 Dhjetor 2020
12:45
Alfred Lleshi
back button

Joan Laporta, një para-kandidat në zgjedhjet për presidencën e Barcelonës, ​​foli të enjten mbi deklaratat e fundit, të bëra nga Neymar, pas ndeshjes së PSG në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi brazilian, pas një loje të mirë, iu drejtua mediave, ku nuk hezitoi të flasë kur u pyet për Messin: “Ajo që unë dua më shumë është të luaj me Messin përsëri. Dua të luaj me të, gjithashtu ia lë rolin tim, nëse ai dëshiron, kjo nuk është problem për mua. Vitin tjetër duhet të luajmë përsëri së bashku, me siguri”.

Kandidati presidencial ka folur për këtë në “Catalunya Ràdio”, duke siguruar se “nuk është i shqetësuar me fjalët e brazilianit”, të cilave iu shton: “Unë kam gjëra për të thënë, por nuk do t’i them tani, në mënyrë që të mos destabilizoj ekipin. Ekipi po ecën mirë në Champions, ne nuk duhet ta destabilizojmë. Unë e di mirë se çfarë mund ta destabilizojë ekipin. Nuk do të hyj në këtë lojë dhe të jap emrat e lojtarëve që mund të vijnë.

Është normale që Neymar ta thotë këtë, janë miq me Messin dhe kanë një hierarki të vendosur mes tyre. Kjo marrëdhënie është normale. Shpresoj që Leo të presë dhe të dëgjojë propozimin e presidentit të ri të Barcelonës. Kemi kontakte me Leo. E di që ai më vlerëson, e respektojmë fort njëri-tjetrin, por nuk kemi folur për rinovimin. Messi ju garanton që të aspironi të fitoni gjithçka. Unë dua që ai të qëndrojë te Barça”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit