LAPORTA ZBULON | “Mbappe kërkoi 50 mln euro rrogë dhe ndoshta as Champions nuk e fiton. Mbi Lewandowski ju them…”

17 Maj 2022
22:53
Telesport
back button

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka dhënë një intervistë të gjatë për Catalunya Radio. Janë disa tema të trajtuara, duke nisur nga dreka e sotme me numrin një të Valencias, Anil Murthy. A do të mbërrijnë Gaya dhe Soler? “Erdhi presidenti i Valencias dhe hëngrëm bashkë për të biseduar për çështjet institucionale.

Ai ishte i inatosur, sepse ata incizuan disa biseda. Unë nuk mund të flas për përmbajtjen e bisedave, këto janë çështje që duhet të diskutohen përsëri dhe duhet të qëndrojmë te matur.”

Paga e Mbappes: “Kërkoi 40-50 milionë euro në sezon, shumë që klubi ynë nuk mund ta përballojë dhe ndoshta nuk do ta fitojë as Champions League…”. Mbi sezonin u shpreh: “Për shkak të rrethanave në të cilat ndodhet klubi dhe për pjesën e fundit të kampionatit, mendoj se mund të kishim luftuar për titullin nëse disa lojtarë nuk do të ishin lënduar.

Humbja ka gjithmonë pasoja. Na është dashur të ndryshojmë trajnerë këtë sezon. Ne ishim të nëntët dhe përfunduam në vendin e dytë. Sigurisht qe duhet me shume. Barça është mësuar të luftojë për La Liga dhe ne nuk e kemi bërë këtë këtë sezon. Xavi ka bërë shumë mirë dhe tani duhet ta forcojmë ekipin për të qenë më konkurrues. ”

Objektivi Lewandowski: “Bëjmë të funksionojë sekretariati teknik dhe zona sportive. Nuk mund të përgjigjem me detaje por po punojmë që ekipi të jetë konkurrues. Nuk është e lehtë, vijmë nga një situatë shumë e vështirë ekonomike.

Po punojmë për ta përmbysur atë dhe atëherë do të mund të kërkojmë blerje të mëdha. Nëse mund të pastrojmë llogaritë, do të jemi në gjendje të bëjmë të gjitha operacionet”. Varesia ndaj Pedrit: “Pedri thirret të jetë një nga pikat e referimit. Kemi lojtarë shumë të rinj.”

Ambicia: “Do të bëj gjithçka të jetë e mundur për t’u rikthyer në luftë për qëllimet më të rëndësishme. Sezonin e ardhshëm do të duhet të synojmë gjithçka, përfshirë edhe Champions League”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit