Lara Colturi debuton në Kupën e Botës, renditet e 33-ta mes 75 garueseve

19 Nëntor 2022
20:46
Telesport
back button

Në Levi të Finlandës, ka nisur sot aventura e skiatores së re shqiptare Lara Colturi në Kupën e Botës për femra në ski. Një aventurë që duhej të niste dy javë më parë, por që u shty për shkak të motit të keq. Colturi, italiane por me nënshtetësi shqiptare, garoi në disiplinën e sllallomit.

Pas zbritjes së parë, ajo u klasifikua në vendin e 33-të, duke dhënë kohën 57”07, pa patur mundësi të kualifikohet për në raundin e dytë, ku shkuan 28 skiatoret më të mira. Gjithsesi, paraqitja e 16-vjecares Colturi ishte mjaft e mirë, pasi u rendit në vendin e 33-të nga 75 skiatore që morën pjesë në këtë garë.

Kjo garë u fitua nga skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin. Gjithsesi, të dielën, Colturi do të garojë sërish, sërish në disiplinën e sllallomit, me shpresën që të bëjë një paraqitje edhe më të mirë, për t’u kualifikuar për në zbritjen e dytë dhe garojë mes më të mirave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit