Lara Colturi e jashtëzakonshme, renditet e 12-ta në garën e Kupës së Botës zhvilluar në Killington

25 Nëntor 2023
20:44
Telesport
back button

Skiatorja shqiptare Lara Colturi ka bërë një paraqitje të shkëlqyer sot në garën e Kupës së Botës në ski, zhvilluar në pistën e Killington, Amerikë. Italiania, por me nënshtetësi shqiptare, ka marrë pjesë në garën e sllallomit gjigand, ku u klasifikua në vendin e 12-të.

Kjo është renditja më e mirë e 17-vjeçares Lara Colturi në garat e Kupës së Botës, në sezonin e saj të dytë në këto gara. Pas zbritjes së parë, ajo dha kohën 58”27, duke u kualifikuar mes 30 skiatoreve më të mira (66 skiatrore morën pjesë në total), që avancuan më tej.

Në zbritjen e dytë, koha e Colturi ishte edhe më e mirë, 56”98, duke dhënë kështu në total kohën e përgjithshme 1’55”25, duke u klasifikuar në vendin e dytë. Pas përfundimit të kësaj gare, skiatorja kuqezi grumbulloi 20 pikë, që i shtohen atyre të grumbulluara në garat e mëparshme të këtij sezoni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit