Larda pranon ndryshime në formacion, i druhet Vllaznisë

18 Tetor 2019
13:39
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes me Vllazninë. Ai ka folur për shumë çështje nga të cilat dhe për mesfushorin Lorenc Trashi që e kishte në krah. Numri një i stolit beson se do ta kenë të vështirë, ndaj shkodranëve por besojnë se do të fitojnë. 

Ndeshja me Vllazninë – “E kam parë ekipin këto ditë dhe jemi mirë, si nga koka dhe nga këmbët. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Luhet në një stadium të mirë dhe me terren po të mirë. Kjo gjithashtu është e rëndësishme. Do ketë tifozë dhe kjo është diçka që në motivon të bëjmë një paraqitje të mirë. Janë një ekip i ngjitur në kategori, por luajnë mirë futboll. Do jetë ndeshje e vështirë, por unë kam besim”.

Formacioni – “Do ndryshojmë diçka, të shohim. Kemi shumë mundësi për mesfushën dhe përpara në sulm. Duhet të marr një vendim të mirë. Do i shoh edhe sot lojtarët në stërvitje. Kam shumë besim te djemtë. Mala do të luajë si mbrojtës po luajtëm me katër. Nuk kam një mbrojtës të djathtë. Idrizi akoma nuk është në kondicionin e duhur. Mala e bën shumë mirë atë rol”.

Vllaznia – “Vllaznia ka mbrojtjen më të mirë? Është një ekip që ka pasur tre gola, janë shumë kompakt. Duhet të bëjmë mirë në fazën sulmuese, të jemi agresivë. Duhet të përmirësohemi në pasimin e fundit, të mos jemi egoistë dhe të shfrytëzojmë rastet. T’ia lëmë lojës”.

Trashi – “Është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Po tregon çdo ditë rritje dhe është një lojtar që gjithmonë jep maksimumin. Sikur vetëm 1% të kem ndikuar unë në paraqitjen e tij me kombëtaren, do të isha shumë i kënaqur”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit