Largim i papritur nga Teuta, Martini heq sulmuesin shkodran

14 Janar 2020
16:17
Eraldo Harlicaj
back button

Një lëvizje e papritur nga Teuta, pasi sulmuesi i krahut Uendi Vecaj largohet zyrtarisht nga durrsakët. Shkodrani ka mbajtur një peshë të rëndësishme në periudhën që skuadra drejtohej nga tekniku Bledi Shkëmbi. Ky i fundit pëlqente futbollistin e dalë nga Akademia e Vllaznisë. 

Vecaj mendohej se do të kishte më shumë hapësira me afrimin e trajnerit Edi Martinit në krye të bluve. Numri një i stolit nuk duket se ka arritur të mbajë lojtarin duke e lejuar të largohet në mes të sezonit. “KF Teuta zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Uendi Vecaj. Shkodrani ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me Teutën. 

“Mëngjarashi, i cili u bashkua me ekipin tonë në verën e 2017, regjistroi 25 aktivizime në të gjitha kompeticionet duke shënuar dhe 2 gola. Klubi falënderon Uendi Vecajn për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierë”, – përfundon njoftimi i klubit. Teuta më herët njoftoi dhe prishjen e marrëveshjes me sulmuesin Basid Khalid.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit