Largime në masë nga Teuta, ikën dhe një tjetër futbollist

13 Qershor 2019
15:47
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk kanë fund largimet nga Teuta! Futbollisti i radhës që është larguar është Dajan Shehi. Mbrojtësi nuk do të vazhdojë më kontratën me klubin bregdetar. 

Shehi nuk pati hapësira në Durrës, prandaj u huazua te Kastrioti. Lojtari nuk bën pjesë në planet e klubit dhe trajneri Shkëmbi ka vendosur ta largojë. 

Njoftimi i klubit – "Dajan Shehi largohet nga Teuta. Klubi njofton se nga sot Shehi ka përfunduar aventurën e tij me ekipin e Teutes. Mbrojtësi ishte edhe një vite nën kontratë me Teutën, por palët prishën marrëveshjen me konsensus. Shehi sezonin e fundit ishte huazuar te Kastrioti. Klubi i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij si futbollist", – shkruhet në njoftim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit