Largimi i Mane, akuza ndaj Klopp: “Ja pse është faji i tij”  

27 Shtator 2022
15:59
Denis Hakanaj
back button

Me finalen e Champions League të humbur në Paris, për Liverpool-in ka mbaruar një epokë. Ajo e treshes sulmuesve të formuar nga Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Bobby Firmino. Braziliani është akoma në Anfield, por ka kohë që e ka humbur vendin në formacion.

Për sa i takon senegalezit, pasi ka fituar Champions-in me Të Kuqtë në 2019-ën dhe Premier League në 2020-ën, ka vendosur të largohet nga Anfield dhe të pranojë ofertën e Bayern Munich.

Një revolucion që ndoshta ishte i paimgjinueshëm pak kohë më parë, edhe për shkak të marrëdhënies shumë të mirë mes trajnerit dhe lojtarit. Atëherë, çfarë ka ndodhur për të arritur te lamtumira?

Klopp dhe dashuria

Salif Diao e ka një ide. Ish-futbollisti senegalez, i cili ka luajtur rreth njëqind ndeshje në Premier League, ka folur për LiverpoolEcho në lidhje me shitjen e Mane dhe ka shpjeguar se faji është i trajnerit gjerman.

“Mendoj se dy vitet e fundit Mane nuk ka ndier më në Anfield dashurinë për të cilën kishte nevojë. Dhe nuk flas për tifozët, mendoj më shumë për trajnerin”.

Në çfarë mënnyre e ka shtyrë Klopp lojtarin e tij të largohet? Ndoshta duke preferuar Salah para tij, shokun e repartit të sulmit me të cilin marrëdhënia nuk ka qenë kurrë shumë e mirë, edhe për shkak të sfidave të shumta të luajtura kundër njëri-tjetrit në Kupën e Afrikës dhe në kualifikueset për Botërorin.

Akuza të tjera

Cilido që të ketë qenë problemi, gjithsesi, Diao ka shpjeguar se vendimi për t’u ndarë ka qenë ai i duhuri: “Gjërat nuk po shkonin si duhej, kështu që Mane ka zgedhur të kërkojë një sfidë tjetër.

“Dhe mendoj se, kur flitet për një lojtar të madh, pas katër ose pesë vitesh në një klub të rëndësishëm ndonjëherë është e drejtë të kërkohen motivime të reja diku tjetër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit