Largimi i Osmanit, Teuta zgjedh kapitenin e ri të skuadrës

16 Gusht 2019
11:57
back button

Largimi i Tefik Osmanit nga Teuta drejt Tiranës ka bërë që shiriti i kapitenit të ishte në ajër. Klubi ka bërë me dije se shiriti do të mbahet nga Renato Arapi për sezonin e ri. 

Mbrojtësi me eksperiencë do të jetë lideri i ri i skuadrës dhe do të udhëheqë ekipin drejt arritjes së objektivave. Trajneri Bledi Shkëmbi e njeh mjaft mirë durrsakun, pasi ka luajtur me të dhe te Skënderbeu.

32-vjeçari ka lindur në Durrës dhe e ndjen më shumë se të gjithë fanellën e Teutës. Arapi u rikthye në janar te skuadra e tij e zemrës dhe luajti dhe në Europë me bregdetarët. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit