Largimi nga Napoli, Hysaj humbet përballjen e dyfishtë me Leo Messi

10 Qershor 2019
21:13
back button

Barcelona ka nisur të konfirmojë turin e saj veror të përvitshëm. Klubi katalanas, veç dy ndeshjeve të planifikuara në Japoni kundër Chelsea në Saitiama dhe Vissel në Kobe në program për datën 23 dhe 27 korrik, drejtuesit balugrana kanë menduar të shtojnë të ardhurat e tyre me dy ndeshje të tjera.

Kështu, kampionët në fuqi të Spanjës kanë programuar zhvillimin e dy ndeshjeve të tjera, kësaj here në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër një kundërshtari, Napolit, fillimisht në “Hard Rock Stadium” të Miami dhe në “Michigan Stadium” në Ann Arbor.

Dy ndeshje të planifikuara për tu zhvilluar në javën e dytë të gushtit ndaj skuadrës italiane të drejtuar nga trajneri Carlo Ancelotti. Një përballje e dyfishtë ndaj Barças dhe Messi, që nuk do të shijohet nga mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, nëse ky i fundit do të largohet nga Napoli në këtë merkato vere, aq shumë i përfolur për transferimin te Juventus.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit