Largohet pas 6 vitesh: Me Partizanin u dashurova që ditën e parë

15 Gusht 2019
8:59
Alfred Lleshi
back button

Pas gjashtë vitesh “dem i kuq”, me një kontribut të madh te Partizani, mbrojtësi Labinot Ibrahimi ka thënë “lamtumirë”. Ai do të kthehet te Prishtina, për ta vijuar atje karrierën. Fatmirësisht, ikën si kampion nga kryeqyteti shqiptar. Ndarjet janë gjithmonë të hidhura, por “Labi” ka gjetur fjalët e duhura për t’i falënderuar të gjithë për këtë eksperiencë të paharrueshme. Përmes profilit të tij në Facebook, ai shkruan: 

“Te dashur miq dhe dashamir te mi dhe te skuadres se Partizanit. Nga sot nuk do jem pjese e Partizanit. E falenderoj president Gaz Demin per mbeshtetjen qe me ka dhene keto 6 vite, felenderoj drejtorin Olsi Rama, falenderoj trajneret me te cilet punova, shoket e skuadres, grate qe na bonin buken e na lanin rrobat, punetoret dhe cdo njeri qe e rrethon kete klub.
Falenderim tjeter kam edhe per UG e madh. Ju falenderoj nga zemra per keto 6 vite, me keni bo te ndihem si ne shtepine time. Dhe keni qene mbeshtetja ime gjithmone. Une po largohem nga klubi, me te cilin u dashurova qe ne diten e pare qe erdha. Po largohem me koken lart, pasi ia arrita qellimit qe kisha: TITULLIN KAMPION. Shpresoj te shihemi perseri. Me respekte Labi juaj, PMTP”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit