Larje në shatërvan dhe çarje koke, tifozët e Sunderland nuk janë normal (VIDEO)

26 Maj 2019
14:59
back button

Sunderland luan ndaj Charlton finalen e play-off të League One, që nëse e fitojnë ngjiten në Championship, me shpresën që të rikthehen në Premier League.

Sot, në “Wembley” kanë vërshuar tifozët e kësaj skuadre që kanë mbushur rrugët e Londrës, madje kanë abuzuar edhe duke u larë në shatërvanët e qytetit.

Në pamjet e publikuara, përveç disa të tjerëve që ngjiten tek pjesa ku del uji, është edhe një tifoz tjetër që zhvishet dhe në tentativë për të dhuruar spektakël hidhet me kokë në ujë, por harron se shatërvani është i cekët dhe gjaku fillon t’i rrjedhë nga balli, edhe pse vetë nuk e konsistoi, ose thjesht nuk ndjeu dhimbje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit