Lotito: Kam refuzuar mbi 100 milionë euro për këtë futbollist

16 Tetor 2019
9:20
Alfred Lleshi
back button

Presidenti i Lazio, Claudio Lotito, ka thënë se ka hedhur poshtë oferta prej 100 milionë eurosh për Sergej Milinkovic-Savic, këtë verë. Real Madridi, Juventusi dhe Manchester United janë disa nga skuadrat e njohura, që interesohen për yllin serb. “Për mesfushorin tonë kemi refuzuar oferta prej mbi 100 milionë euro këtë verë, – tha Lotito për “Corriere dello Sport”.

– Ne duhet të kemi zellin e duhur kompetitiv dhe përulësinë e duhur, cilësi që ndoshta skuadrës i mungojnë, të paktën deri tani. Mbajtja e Sergey Milinkovic-Savic tregon se kemi ambicie si klub në garat ku marrim pjesë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit