Lautaro dhe anekdota epike për shtatzëninë e partneres: Kur më tregoi testin kujtova se doli me Covid…

15 Nëntor 2022
8:15
Alfred Lleshi
back button

Lautaro Martinez do të ketë dy tifozë specialë për ta mbështetur në Katar. Ato janë partnerja Agustina Gandolfo dhe e vogla Nina. Argjentinasi i ka treguar “Telefes” një anekdotë qesharake për lindjen e fëmijës. Çifti kishte folur tashmë për të pasur fëmijë dhe në pandemi, Agustina mbeti shtatzënë: “Partnerja më tregoi testin pozitiv dhe unë nuk e kuptova fillimisht, ndaj e pyeta: A dole me Covid?”

Agustina ka shtuar më tej: “U deshën dy javë për të asimiluar lajmin e shtatzënisë. Lautaro ishte në modalitetin e aeroplanit, ulur në divan, duke parë një pikë në ajër. Më pas bëmë ekografinë dhe ndjemë rrahjet e zemrës së bebes”.

Nina ka lindur më 1 shkurt 2021. “Ishte e vështirë, sepse ndodheshim larg familjes”, – ka pranuar e dashura e lojtarit të Interit. Lautaro do të luajë Botërorin e tij të parë, ndërsa Agustina dhe Nina do ta ndjekin në Katar për ta brohoritur: “E shoh këmbënguljen e tij dhe sa shumë ka punuar për të arritur atje. Më jep shumë kënaqësi kur merr atë që dëshiron”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Agustina Gandolfo (@agus.gandolfo)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit