“Lautaro drejt Barcelonës, Interi nuk e mban”, – presidenti e konfirmon

24 Maj 2020
16:19
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i klubit Racing, Victor Blanca, ka folur në lidhje për mundësinë e kalimit të sulmuesit Lautaro Martinez drejt Barcelonës. Ai ka treguar se marrëveshja mes palëve është shumë afër, pavarësisht se katalanasit duhet të paguajnë 111 milionë euro për ta rrëmbyer.

“Kam përshtypjen se Lautaro Martinez është shumë afër kalimit te Barcelona, pavarësisht se nuk kam folur me të së fundmi. Ne do të humbasim pak nga transferimi i tij, pasi nuk do të marrim bonuset e Interit.

“Menduam në aspektin afatgjatë me Interin. E shitëm lirë sepse menduam për të ardhmen e tij. Nuk e dinim se çfarë do të ndodhte në momentin që do të kalonte tek Interi”, – tha Balnca për Radio La Plata.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit