Lautaro lodhet nga Barcelona, agjenti i tij tregon situatën e lojtarit!

8 Gusht 2020
18:20
Eraldo Harlicaj
back button

E ardhmja e Lautaro Martinezit mbetet e paqartë. Sulmuesi i Interit u përfol për një kalim të mundshëm te Barcelona, por hapat zyrtarë kanë munguar. Agjenti i argjentinasit, Carlos Beto Yaque, duke i lodhur nga zëra të tillë.

“Transferimi i Lautaros lëviz më shumë në media se në jetë reale. Sulmuesi ka 3 vite kontratë me skuadrën e Interit dhe është shumë i lumtur në Itali. Ai kaloi një sezon të mirë, por ka ende për të luajtur në Europa League.

“Ai shpreson se Interi do ta fitojë këtë turne. Barcelona sezonin e ardhshëm? Nuk kam nevojë t’i jap atij këshilla dhe askujt tjetër. Ai ka qenë gjithmonë lojtar i kompletuar dhe është matuar me kalimin e viteve”, – thotë Beto Yaque për La Figura de la Cancha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit